Çaste poetike me poeten;Natasha LIMAJ

FILIGRAM I VARGUT TIM

——————————–

Zhytur kaltërsisë ujore, aty ku zë fill Radhima

Sytë, telajos natyrore, kodrinës shfaqet Kanina…

Emër që më cingëris ,nga ta kap e nga ta nis

Rrëmbej daltën e leximit, e pamundur ta bitis…

Labirintet e mendimit, me të katra i kam bredhur

E kërkoj cep më cep, cila kudhër e ka derdhur…

Le që më bloi një pyetje, si ardhur ky toponim

Ç’do të thotë, e si zbërthehet , u lodha me diskutim…

Lexuar, nga ”Kaonia ”, pranë maleve ” Keraune”

‘’ Kan – Je – Je ‘’ e pa kuptimtë, gjakosur , prej hordhisë turke…

As të parën, as të dytën , e s’i mundet t’i besoj?!..

Me të ‘’ drejtën ‘’ e poetit, dhe në s’është e krijoj…

‘’Ka-nina ‘’oh, sa hyjnore, ndjenjë e pasjes e bollëkut

Si për vete dhe për miqtë, shkelmin dhe fukarallëkut…

Nis me ‘’ kam ‘’ në vet të tretë, thënë të parët , vite shpejt

Pjesa tjetër ninulldjepi , nina -nina , fli… , o jetë…

Nina – nina , rritu bir… bëhu Zot në troje vet

Mos Hyjnori e dëgjoi , këtë zë të ëmbël nëne

Mallëngjyeshëm i mahnitur i tha hapu asaj zemre…

Dhe gjëmimshëm lëshoi zërin, bregorja plot lulërina

Ninull djepi po dëgjoj , pse të mos gdhendim ‘’ Ka – nina ‘’?!…

Siç e thash edhe më lartë , me të drejtën e poetit

Edhe po nuk u pëlqeu, nuk është dita e kiametit…

Shpirtin cit me dashuri,zemra bam me regëtima

Filigram i vargut tim , qëndis mbi emrin ‘’ Kanina ‘’!..

/www.QendraPress.com/