Çaste poetike me poeten;Natasha Petriti TUSHA
JEHON BUKUR KENGA SHQIPETARE!
——————————————-
Jeho bukur e fort o kënga shqiptare,
Jeho e mos u ndal asnjëherë
Nxire zërin e ëmbël e na bej te lumtur,
Gjithmonë te ndihet dimër e vere.
Këngën time me shpirt do e shkruaja,
Mblodha fjalët me te bukura,
Ne dritën e hënës do ta këndoja,
Ato fjale rrodhen nga shpirti me ngjyra si flutura.
Jehon bukur kënga shqiptare,
Me vjen ne mend një këngë me përmallim,
Me këngët kam Shqipërinë me vete,
Dëgjohet edhe këtu larg Atdheut tim.
Këngët i lexoj dhe i dëgjoj për atdheun,
Tingujt e këtyre këngëve janë të ëmbla,
Imazhi yt atdhe bashkë me këngën jehon,
Ne breza e ne shekuj do shkëlqejnë si perla.
Jeho fort e ëmbël o kënga e mallit,
Ligjëro kudo ku ka shqiptare, se ke vlere,
Oshtima jote te dëgjohet rreze malit,
Jeho ne qiellin e kaltër si yjet e bukur mbi retë.
/www.QendraPress.com/