Çaste poetike me poeten;Natasha SHAMETI
Të na çelin lulet prapë
—————————-
Bilbil ç’ke që nuk këndon
në mes këngën e ke lënë
numëroja njerëzimit, bota
këngën t’a dëgjojë.
Bilbil ç’ke që nuk këndon
të ka ikur zëri fare, me këtë
tok mërzitur je, hedhjet toksike
ja kanë marë frymën fare.
Bilbil ti merja bukur , mos e lër
këngën në mes, se ka shumë për
të thurur, plagë e shekullit është e
thellë.
Bilbil ti merja bukur mos e lër
këngën në mes, këndo ti për
atë zot , pyet u shkatërruan fare
epidemitë kanë zënë rrënjë.
Bilbil ç’ke që nuk këndon, çele
zërin dhe njëherë, të na vijë pranverë
e bukur të na çelin lulet prapë. /www.QendraPress.com/