Çaste poetike me poeten:Neviana SHEHI

RESTORANTI I URDHRAVE TË GABUAR

——————————————————–

Restoranti i urdhrave të gabuar

gatuan gjithfarë ushqimesh pa shije

që nga ato që të mbesin në fyt

si supe me helme gjarpri

e deri te bretkosat e moçalit

që të bëjnë të vjellësh edhe zorrët

Te ky vend

asnjë klient nuk troket dy herë

e megjithatë restoranti

punon 24 orë çdo ditë

dhe kurrë s’i mbyll dyert

as të dielave

Dhe më e bukura e të gjithave

është se ky restorant ka më shumë

kamerierë dhe mastershefa

se sa klientë të uritur

Klientët belanë e paguajnë

nga xhepi i tyre

kurse kuzhinierëve

rrogën ua paguan djalli…

/www.QendraPress.com/