Çaste poetike me poeten;Nexha REÇICA

KOHA

——————

E ulur në karrige të fontanës

na kalojnë minutat dhe orët

në kujtimin e dashurisë.

Në shtalbat e zemrës time

vdesin bukurmirat

e ditës së ikur.

Të gjitha ecin nëpër kohë

udhëtarët e migracionit

djersitën e kanë drojë.

Kur marrin çantat

e nisen drejt

kopshtit të dashurisë

Koha këtu matet

vetëm

me fuqinë e mallit.

N.Reçica Prishtinë

/www.QendraPress.com/