Çaste poetike me poeten:Nexha REÇICA

DASHURIA IME

————————

Mbrëmë si për çudi

eci rrugëve të parkut

me klithma dhembjesh

që zhurmojnë pamëshirshëm

në vorbullen e heshtjes.

Do ta kisha ngjyrosur

ballin e dashurisë

po ta dija

muzikën e Mocartit.

Edhe askënd në faj

nuk do ta kisha lënë

ku nëpër Golgotën

e fatit tim

bartet dashuria ime.

N.Reçica

Prishtinë

/www.QendraPress.com/