Çaste poetike me poeten:Nexha Reçica

0

NË SYTË E MI

——————–

Me krahët e mi

Mbështolla klithjen e tij,

Atëherë kur më dhuronte

Puthje një nga një!

Vraponte,thërriste:

Ç’të bëj tani me ty?

Përpëliste sytë

Si një fëmijë!

Unë e shikoja me kërshëri

Se si rikthehej në zanafillë,

E kërkonte parajsën

Në sytë e mi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *