Çaste poetike me poeten;Nexha REÇICA
FJALA E NËNËS
——————-
E dua aq shumë fjalën e nënës,
edhe atëherë kur rri te lulet e parkut
çdoherë më rri në shpirt e më bëhet
sërish ta thirri fjalën NËNË
atë fjalë diellore që zhdavaritet parkut
dhe unë te këto lule ta kujtoj
të shenjtën nënë. ta kujtoj buzëqeshjen
në prag të shtëpisë në oborr lulesh,
shumë kohë mendoj kur unë e
dua atë fjalë të rrallë.
para kujtimeve po më humbin fytyrat e
ditëve kur të thirra nënë,
kjo kujtesë ka nis të m’i zbardhë flokët
prej fjalës në fjalë prej vajit në vaj
prej shpirtit në shpirt të dehur
desha ta thërras fjalën nënë.
në dashurinë time të humbur kur
puhia e parkut luan degët e lisave
e unë mbytem në kujtime,
e imja NËNË.
/www.QendraPress.com/