Çaste poetike me poeten:Nexha Reçica
SY I MAGJISE
___________________________
Më shtrëngon dicka gjoksin
Nuk më lë të marr frymë,
Sa i bukur dukesh
Në mes ëndërr dashurie!
Më shtrëngon dicka në kokë
Nuk mund t’a përballoj,
Bekim më erdhe mua
Me mijëra yje!
Më shtrëngon dicka në zemër
Më je sy i magjisë,
Pa ty jam e vetmuar
Ti më rri në prehër të dashurisë!
Më shtrëngon dicka në shpirt
Nuk mund të ikë
Se aq shumë të dua,
Sa askush s’mund t’a di!