Çaste poetike me poeten;Nexha REÇICA-/ E si nuk e sheh/
E SI NUK E SHEH
———————–
Jam e kthyer nga ti
Edhe kur gjethet fëshfërijnë
E era më bie fytyrës.
Syri yt fshihet pas saj…
kur shiu mua
më lag papushim.
E si nuk i sheh
mbrëmjet e vona
të varura në mua
Qe nxijnë flokun tim.
Zogjte ikin pareshtur
nëpër shiun e shtegtimit
/www.qendrapres.com/