Çaste poetike me poeten;Nexhi BAUSHI

JETA QË NA U DHA…..!

———————————-

Jetë, të pres këtë verë,

si dikur, me endje dashurore,

të zbresësh te rrënjët e mia.

Të shtrihemi lëndinave prore,

të dehemi me aromë petalesh,

të mjaltëzojmë puthjen,

Dielli në buzë të na puthë,

te pragu ku fillon dashuria.

Të përqafohemi mëngjeseve të praruara,

të mbledhim luleshtrydhet kuq si gjaku,

jetën t’ia dorëzojmë dashurisë,

e t’i japim gjithçka është e jona

/www.QendraPress.com/