Çaste poetike me poeten:Nexhi BAUSHI
Berat qytet i bardhë
———————-
E dua Beratin e një mbi një dritareve,
takoj një mike që e dua shumë,
ajo lindur në këtë qytet të lashtë,
unë në një qytet plot zhurmë.
Mëngjeseve kur dielli lind
nën qiellin e qeshur plot dritë,
nga cepi i një dritareje,
shoh qytetin e bardhë e të blertë.
Rruga gjer’e gjatë buzë një lumi,
seç më kujton një legjendë.
Mbushur me lotët e Antipatresë,
kaltëron i lashti Osum.
Dy të hijshëm vëllezër u dashuruan
me të bukurën Antipatrea.
Për të me shpatë e topuz luftuan
dhe u mbuluan me dhé.
E dua shumë këtë qytet që gumëzhin
nga cicërimat e vogëlushëve e të qeshurat e rinisë.
Në muzgun violë e të magjishëm kujtoj,
se si për dashurinë u flijuan Tomor e Shpirag.
Shpeshherë kthehem në Berat
për t’u ngjitur në kreshtën e lartë kështjellë.
Ky është ballkoni ku syri të sheh
Tomor, Osum dhe Shpirag.
NB, Shkëputur nga vëllimi me poezi
“Gris perden e Vetmisë” 29 Gusht 2024
/www.QendraPress.com/