Çaste poetike me poeten;Nexhi BAUSHI

Sa pak kërkon një grua

——————————–

Një grua s’kërkon shumë,

pakëz vëmendje,

një ledhatim.

Lotin t’ia fshijë,

një dorë e ngrohtë,

një pëshpërimë,

të ëmbël në vesh.

Tingujt e Bethovenit,

t’ia kthejë në sinfoni…

S’kërkon kostelacion pa fund;

Vetëm një yll të mbështes kokën,

mbi gjinjtë e saj.

Sa pak kërkon një grua,

sa pak…!

Ti, mos u kurse,

një bozhur i zjarrtë

Dëshpërim i saj…

të humbas në aromën e lëkurës së kripur,

të mbylli sytë të bie në gjumë,

dhe jetën e saj të përmbush.

Një telefonatë të vetme, e pret me ankth,

një dritë jeshile sipar përndritur në chat.

Një grua s’kërkon shumë,

për dore ta marrësh drejt vetes ta afrosh,

si gonxhe në shpërthesë,

Të mos jetë një dëshirë e kotë.

Një grua s’kërkon shumë,

pak,

fare pak,

nga krateri llavë skuqur i Vezuvit plak,

penën ta ngjyesh me zjarr të pashuar.

Dhe mbi mantelin e brishtë të Agut,

me germa t’arta të bukur shkruash:

-Sa mirë me u dashtë!

Ja!

kaq pak,

kërkon

një grua!…

/www.QendraPress.com/