Çaste poetike me poeten:Nurie Baduni

0

Ç’TI BËJ LAJMIT PĒR TY?

___________________________

E vërtit nëpër gjuhë,

Labirinteve rrëshqet

E ndjej, nuk godet,,,

Besimi krahëve më kap,

Më tund e shkund për fund.

Sillem mes mendimeve

Dhe…vetmisë përhumb…

Kohën zhys në trishtimin tim…

Mosha më njomet nga lotët,

Ethet lehtas lëvrojnë nëpër trup,

Zemra ritmin shton edhe ul…

Kujtimet nis të bëj e zhbëj kurorë,

Me ngjyra zbardhur kohrave.

Lulet e errta mundohem ti fsheh.

Ato qaj e unë fsheh…

Kërcasin, ashtu te lagështa.

Prishin rreshtat performues.

Fasada duhet të ndrijë.

Më ngroh thellësive të errta,

Vetëm kështu jeta më bën dritë,

Dritë që më ripërtërin fuqitë…

Eh…kështu mund të qesh,

Të mposht vegimet,

Të pres, të pres.

Plot shpresë…

N. Baduni 03.03.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *