Çaste poetike me poeten;Nurie Baduni

0

LIRI E FSHEHUR

——————————–

Imagjinata, kjo liri e fshehur,

Ritmin e mendimit liron e përkund,

E zgjatur, litar memorjeje pa limit,

Vargonjtë e errësirës zbut.

Imagjinata, kjo liri e fshehur,

Vallëzon shtigjeve e çlirët, pa ngut,

Lehtas çukit mbi mëdyshjet tona,

Qenien nga vorbulla shkund.

Liri e fshehur imagjinata,

Nga brazdat nxjerr përfytyrimet,

Ethshëm brenda marrin flatra,

E zakonshmja nis e fashitet. N. Baduni 13.06.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *