Çaste poetike me poeten;Nurie Baduni-/ERDHI KOHA/

0

ERDHI KOHA

———————-

Do ulem këtë natë.

Si ylber shumëngjyrësh,

Mendimet e mia

Bien…

Një traste mjafton…

Supeve ti hedh e ti mbaj.

E unë, duke qeshur e qarë,

Lotët pa mi parë, pa i vrarë.

Një rrjedhë kristal pastron brengat e mia,

Ethshëm pickon shtigjeve të errëta.

Mendimet e “virgjëra” e ato “të përdala”

Të harrakatura kohërave,

Luftojnë njëra tjetrēn.

Erdhi koha…

Vargu si çengel më thërret.

Rrugën shtron,

Veshur me guralecët e bardhë.

Me kaltërsinë e pafundme,

E unë mbi valë shkel,

Në librin tim të parë…

N. Baduni 10.10.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *