Çaste poetike me poeten:Nurie Beduni

0

ÇASTE LUMTURIE

—————————-

Pakëz verë,

Pak melhem lumturie,

Sa pak kushton…

Për kētë çmim.

Pakëz verē,

Pak simfoni nga terri nē dritē,

Sa endrra zgjon…

Ee sa ripërtërit…

Pakëz verë,

Pak lëng të kuq, lëng bekim,

Sa dëshira lëvron,

E sa të tjera fik…

Pakëz verë,

Pak çaste për të sfumuar mallin,

Sa shumē pritje shton,

Ee sa jetë rilind…

Pakëz verë,

Pak shpresë këtë fillim pranvere,

Sa shumë dëshira,

Ee sa pak lumturi…

Paaaakëz verë,

Paaaakēz frymë për çastin,

Paaaakëz shpirt,

Pakëz dritë,,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *