Çaste poetike me poeten;Orgesta ZEKAJ
Tinguj vere
—————————-
Vera troket mbi ranë,
Ku përqafohen toka dhe qielli,
N’ andrrën e ndriçueme
Në njomësi sysh,
Në libra jete.
Fëmijë luejnë shpengueshëm,
Uji feks si ar a si ylber pas shiu,
Një melodi kumbon pakëz e largët,
Në gjumë.
Dita përtace vonon të ngjitet
Në karuselin e qiejve,
Duke na çelur zemrat,
Dhe duke na velë
Vrullin,
Derisa vjeshta të duket
Me fustanin e kuq
E kapelen gri.
Melodia vazhdon të dridhet ajrit,
Këta tinguj vere,
Sikur kanë ardhë si histori baladash,
Nga thellësia e pyjeve tëfëminisë,
Rrokin fantazinë,
Dhe pëshpërisin në të gjitha kohërat!
/www.QendraPress.com/