Çaste poetike me poeten;Pranvera QERIMI

Çiltërsi

——————-

E doja te përhumbur

E doja, edhe kur veprimet e saj me

bënin me lot te qeshja

E doja me sharmin e saj

E doja me elegancën e saj mahnitëse

E doja andaj i buzëqeshja kur e shihja,

e ajo pa u vene ne siklet me

 bënte ndonjë skene modelimi.

Duke mos hezituar t’ i hidhte

flokët ne një cep dhe te ngriste kokën me naze

E doja atë “te pamende”,

se “pamundësia” saj dashuroi një burrë si unë,

qe as vet si them vetes burrë

E doja se m’ ia dhuroi rrobat e qepura,

 qe e ëma nga mosha e saj

e shtyre shpesh linte ndonjë vrime aty,

 sikur t’i bënte vend zemrës se

 saj ne trupin tim

 E doja se ajo shihte brendësinë.

/www.qendrapress.com/