Çaste poetike me poeten:Pranvera QERIMI
Lule vyshkur.
——————-
Dëgjova se ke dike tjetër
Dëgjova qe buzët e tua
Me buzëkuqe i ka shlyer
Dikush tjetër
Dëgjova qe ujëvarën me shkëmbinj
Tani e shfrytëzon dikush tjetër
Dëgjova qe edhe një zane
Paske ,
Emri i saj për çudi me beri
me kujtu e me rikujtu
Kujt kisha vendos me ja vu
Dëgjova qe fytyra jote
Ka formuar rrathë
Si një pite,
Dëgjova qe edhe takat
Me si vesh
A thu pse
Ke lenë këmben e saj
Ndonjë puset kanalizimi
E pa njërën s’ja del dot apo
Ndoshta kjo te sillte
Kujtimet me mua pa dashje
Dëgjova qe i ke flakur librat
E kjo me dogji me se shumti
Po e di cfare,mendoj
Se do te shkoj jeta duke djegur
Libra,
Eh unë si i dashuri yt
Qe me thoshe ke vrare
zemrën me logjiken
Te sugjeroj ngrohjen me elektricitet
Se nuk du te shkoj jeta
Duke djegur libra e dorëshkrime
Me dhimbsesh!
Mos vepro pa mend.
/www.qendrapress.com/