Çaste poetike me poeten:Pranvera QERIMI

Plagë në zemër

—————————–

Dielli lëshoi rrezet

lot vajzës dëshiroi me ia tha

dielli u rebelua se kush e lëndoi atë.

Ai dhuroi ngrohtësi

akullin në zemër me ia shkri.

Eh natën qante

me të se dëshironte me i bë shoqëri.

Bërtiste me zë të lartë frikësonte

çdo njeri me bubullimën

që dëshironte çdo gjë me bë hi.

Eh vajza dëneste sikur një fëmijë

sepse dhimbjet e saj i shkaktoi

personi që ia kishte zili.

Gjoksi saj luftonte çdo ditë e natë

se mendimet negative nuk e linin

as në gjumë rehat.

Një ditë vajza vendosi

që lotët ti thajë në jastëk

e ditën të vrapoj si fëmija me buzë në gaz.

Vajza e braktisur kështu rroi

shpresonte se një ditë dhimbjet nga

gjoksi do ti lironte

se me çelës ato aty i burgoste.

Hedhi çelësin në përrua mendoi për të

tashmen që iu gllabërua.

Dhe për të ardhmen mendoi më

asnjëherë tha me vete s’kam për t’u gjunjëzua.

/www.QendraPress.com/