Çaste poetike me poeten;Prena PRENDI
A e dini se …
————————–
Në kurbet përballemi
Me njëmijë pengesa
Nuk na zgjidhet halli
As të shkojmë në festa.
A e dini se …
Të drejtën nëse kërkon
Hakmerren në çdo mundësi
Nuk janë të gjithë njëlloj
Siç s’jemi “unë”e “ti”.
A e dini se …
O njerez tanë të mirë
Malli na djeg si zjarr
Nuk jemi fare të lirë
Afër më shpesh me qenë.
A e dini se …
Bota s’dinë ç’është vjehrria
As brezi kushëri i parë
Lotojmë ne nga mërzia
S’vijmë dot për funeral .
Sa halle e sa derte
Përmban kurbeti i zi
Sa herë flasim me vehte
Vështirë të besojë njeri .
/www.QendraPress.com/