Çaste poetike me poeten;Prena PRENDI

Dashuri pa kushte

————————-

Nuk duhen pasaporta

As numra llogarie

Kur hapen dy porta

Dy zemra dashurie.

Thonë ajo nuk ka kushte

Fillon zbehet ngadalë

Dashuri moj nga humbe?

Rrallë po jeton rrallë!

Dy zemra në të vërtetë

Dakord e në bashkëpunim

Nuk shuhen kurrë për jetë

Ortakë me lumturinë .

Pa kushte dashuria

Thjeshtë fjalë e teori

E tillë është dhe miqësia

Kudo te çdo njeri.

Me një dorë tjetrën lan

Fytyrën lan me të dyja

Ca kushte të “lehta” donë

Të zgjasë dhe dashuria .

/www.QendraPress.com/