Çaste poetike me poeten;Rajmoda Qose SHKOPI
Humbur në kohë
———————————
Imazhi yt bën ecejake korridoreve të mendjes,
Duke kërkuar me ngut në arkivën e kujtimeve buzëqeshjet e çiltra,
Pritjet që mbanin emocionet në duar,
Përqafimet e thurrura me gjep malli….
Përplas sirtarët me zemërim,
Turfullon me nervin ,
që merr flakë,
Në odat e shpirtit zbret ,
duke u mbajtur fort në litarin e kohës,
Pejzat i trazon duhma e psherëtimave,
Duke krijuar dallgē,
Që të marrin përpara
e të nxjerrin jashtë botës sime ,
Duke ngritur një mur,
Ashtu siç veprove dhe ti me mua dikur.
/www.QendraPress.com/