Çaste poetike me poeten:Rajmonda Qose SHKOPI

Tinguj fjalësh

———————–

Tingujt e fjalëve ,

që joshin krejt qenien,

dua t’i mbledh.

Ashtu si manat e bardhe,

kur mblidhnim fëmijë,

pasi im at i shkundte prej degëve të pemës shekullore .

Ne fëmijët, mbanim çarçafin e bardhë

si boçe reje

të lidhur dora -dorëz ,

e kërcenim nga lumturia me tingullin e tyre ,

kur binin.

Nëna bënte pekmezin më të mirë në botë,

Eliksir jete e kishim quajtur,

e nuk na gostiste veç ne,

por gjithë mëhallën

që t’ua ëmbëlsonte sadopak hidhtësinë

e gjakut.

Ajrit bosh ,

hijet e degëve të manit flenë.

Nën çatinë e mbuluar me myshk ,

përplasen ca kandrra ,

thurin e thurin secila rrjetë ,

Hëna derdh gjithë bukurinë ,

pasi zhytet në det.

Nga libri ” Apokalipsi i gjethes “

/www.QendraPress.com/