Çaste poetike me poeten:Rajmonda Shyta KOLVA 

Po përqafohen të marrët!

———————————

Do ikte burri, në Gjermani,

E përcolla, gjer poshtë’ në shkallë,

Çuditur më pa një komshi,

Kur puthje i dhashë në ballë.

I ngjita shkallët gjithë mërzi,

U mbusha prej së qari,

Çuditur më pa, po një komshi,

Më tha, sa iku, të zu malli!?

Sa hapa derën, brenda të hyj,

Më bie në çast, celulari,

Dëgjon komshija zërin e tij,

Ej, ç’dashuri prej të marri!

Po kthehej burri, për në shtëpi,

Gati me vrap, zbrita shkallët,

Pushtova burrin me mall në gji,

Thanë, po përqafohen të marrët.

Ej, pikë e zezë, prapë një komshi,

Sa dal ne pragu i portës,

Sa shumë pushtove dje, burrin ti,

PO, i thashë, s’pushtova burrin e botës!

26/8/2022 Rajmonda Shyta Kolva