Çaste poetike me poeten:Rajmonda Shyta Kolvani 

Shtegu i shpresës.

——————————————-

Mes shoqesh, dallonte, ish’ më e mira,

Të gjitha , si perla gjerdani ngjasonin,

Në shpirt, veç për njërën, valonte dëshira,

Dridhesha ethesh, kur pranë më kalonin.

Vështrimet e bletëzave, keq më thumbonin,

Thumba, që kullonin të ëmblin mjaltë,

Mes syve të tyre, veç, dy sy më mundonin,

Vështrimi i tyre, zemrës, shigjetë e artë.

Nga qielli sytë, i përlotur shtija,

Shpirtit, i flisja, ti Zotin falëndero,

Bekuar qoftë, rruga dhe koha kur dilja,

Ku grirë shigjetash, vdiste shpirti im dashuror.

Pastaj, me sytë e përlotur, sytë e saj shihja,

Ajo, skuqej, dhe sytë e saj, të mitë kërkonin,

Shikimet ishin shtegu, ku shpresa e imja,

Merte krahë, dhe të dy fluturonim…

5/10_2022 Rajmonda Shyta Kolvani