Çaste poetike me poeten;Rajmonda Shyta KOLVANI
Pëllumbat.
—————
Në mes sheshit të qytetit
Ca pëllumba ulur qetë
Një fëmijë gjith gaz i trembi
Fluturuan me të shpejtë.
Krahët rrahën fëshfëritur
Dhe u ngjitën tok përpjetë
Mbushën ajrin duke guitur
Fluturuan krahë lehtë.
Pupël bardhë bardhëlluar
Të argjendë seç më duken
Luajnë qiellit kaltëruar
Zvogëluar qiellit humbën.
Dhe vërtik qiellit shkëputen
Poshtë si topa bore ulen
Po prapë ngjiten si shigjetë
Në kubenë qiellore zhduken.
Dhe fëmija syt’ qiellit humbi
Një dëshirë gjoksit ç’i vlonte
Të kish krahë si pëllumbi
Si pëllumth të fluturonte.
Gjoksit tim një psherëtimë
Si pëllumbat bijtë tanë
Lanë shtëpinë, lanë kuvlinë
Nëpër botë ç’na u shpërndanë.
10/01/2024
/www.QendraPress.com/