Çaste poetike me poeten;Rajmonda Shyta KOLVANI

Perëndeshë.

———————-

Pinte çupka çaj të ftohtë,

Ul e ngri buzkat në gotë,

I afronte, i largonte

Sikur puthje më dërgonte,

Aromë lulesh parfumonte,

Temjan lulesh më dërgonte,

Me temjan seç më kungonte,

Tretej shpirti, dyll pikonte.

Dukej porsi perëndeshë,

Ulur në një stol të artë,

Në dy duart gotë e çajit,

Ndriste, fekste flori larë,

Shkrirë një, gjoli dhe qielli,

Në të kaltërt vezulluar,

Mbetur sytë, si unë e dielli

Mbi statujë të shenjtëruar.

/www.QendraPress.com/