Çaste poetike me poeten;Rakela ZOGA

Prej së largu!

—————————

Kam frikë, se po te dua prej së largu.

Në shtegtime dhimbjesh, ku s’ndjej të ftohtë.

Ditët I jetoj me ty, ne përqafime hijesh,

Që nuk i munda e s’me ikin dot.

Netët vetmi bëhen xheloze,

Me puthjet, që fshehur mbaj për ty.

Të gjej ëndrrave, aty me afrohesh,

Nga afër me ikën përsëri..

I marr fjalët, tastierë në duar.

I skalit në germa, I thermoj ne lot,

Heshtja vesh melodinë e pritjes

Malli refren, në kohën që zgjoj..

Bëj lojë me rrëmujën e vjetër,

Me gjysmën e djeshme, që më fale ti.

E spërkat trishtimin, me grimcat e shpresës.

Pikëllimi në zemër, me qesh si fëmijë..

Vallëzoj përfytyrimeve të katërta,

Me pjesën njerëzore, që zbulova tek ty.

I kam trembur stinët, me stuhinë e zemrës.

Por shkronjat në yje kam kthyer për ty..

(Ne copëzën e qellit, që veç unë e di)..

/www.QendraPress.com/