Çaste  poetike me poeten;Rakela ZOGA

Më thuaj!

——————

Më thuaj, kur tè tè marrè malli.

Mos mè thirr me zë ,por me vështrim.

Nè fjalët ,qe ti mè shkruan heshtur,

Unë arrij tè tè shoh edhe sytë.

Ne këtë jetè!

Unë kurrë ne këtë jete ,nuk vodha dot zemra.

Dashuritë i shtrëngoja nè vargje.

Përqafova me mendje ,mijëra emra.

E skalita me duar gjymtyrè fallco.

Nuk di!

Ngadalë po mbledh krahët ,për fluturim.

Sepse, nuk di a do te vij vitin tjetër.

Me tremb kjo botè e turbulluar krejt.

Dhe unë, qè ec me dashuri ne zemër.

/www.QendraPress.com/