Çaste poetike me poeten:Rakela ZOGA
Sikur!
(Çastet e kësaj dite mall).
Sikur të ish dashuri, do vdiste heshtja.
E fjalët burim, do rridhnin në trup.
Sikur të ish, edhe pak dashuri,
Puthja bukuri do ndihej në buzë.
Sikur, eh sikur, të afrohesha tek ty,
Qoftë edhe, si një pikë shi.
Toka e shpirtit,do spërkatej me lotë.
Ëndrra e zgjuar, e pagjumë, në natën e vonë.
/www.QendraPress.com/