Çaste poetike me poeten;Rakela ZOGA

Kthim në natë!
————————–
Pelerine e ftohtë vetmia,
Hedhur mbi supe me qesh.
E prek shkujdesur me gishta,
Ngadalë filloj dhe e mbledh.

Shtrënguar në grusht, ja ul buzët.
Askush se prek dot si unë.
Me ngjan me hapat e tua,
Kurr ike e më s’të pashë kurrë.

E brishtë, gjymtuar mungesës,
Ulem këtë natë si atehere
Gota e puthjes rri zgjuar.
Rrjedh e përplaset në erë..

Po zgjohem, pa fjetur sonte.
Skagje që më erdhe pranë,
E padukshme, e thjeshtë dashuria.
Kërkon ndonjëherë të nxjerre mall..

Prej ëndrre!
————————
Të pashë me dikë tjetër mbrëmë në ëndërr.
Zgjateshe drejt meje, po s’me prekje dot.
Me ishe larg, e kishe ikur prej vërteti,
Me sytë e mbyllur, natës i dhuroja lot.

Hapa sytë, prane meje bëheshe gati,
Vijë drejt ëndrrës, që mbrëmë me ish ç’faqur.
Shtanga, ti i veshur ndryshe, bukur shumë.. 
Hidhje parfumin si të ishte ujë..

Të kujtova që të mungonte shalli..
U zgjata përsëri prej së gjalli..
E ledhatova, si kurrë më parë..
E çmendur isha, apo ç’isha vallë?..

Në natë ëndrra afrohej pa zhurmë,
Si puthja e dikurshme, që e doja shumë.
Tani, një lot dashurie, luan mes syve.
Me përcjell, me mallin e katërt të stinëve..

/www.QendraPress.com/