Çaste poetike me poeten:Rakella ZOGA

Ndjenja e këputur!

————————-

Ndjenja e këputur prej shpirtit.

U fsheh mos e shihte sy.

Gjithë natën mbuluar prej lotit,

Se ty, tè kish tjetër dashuri.

S’ish faji im ,qè ti ike fshehur.

As marrëzia jote për çudi.

Ish dimri, qè shpejt kish trokitur,

Pa e ditur unë,e pa e marrè vesh ti.

Mëngjesi te gjeti pranë meje.

E qeshura prej buzëve s’mu nda.

Luteshe ,sa shume mè kërkojë,

Po ndjenja e këputur u tha!

/www.QendraPress.com/