Çaste poetike me poeten;Ramije UKAJ

DURO ZEMËR

—————————–

Shpesh më bëhet se zemra po më pëlcet

Diçka e padurueshme po e ngacmon

Deri në lot mundohem që ta pajtojë

Kot i them duro zemër

Nesër do t’na kthehet buzëqeshja

Bashkë do të ngjitemi në kala

Atje na presin rrezet e diellit

Dhe zambaku i Prizrenit

Ajo gjithmonë më ka dëgjua në heshtje

Ti mundesh me ia dal më thotë

Andaj më duro edhe pak zemër

Jeta fillon dhe mbaron me vaj

Këtë shpesh ma thotë ajo

Andaj duro zemra e jetës sime

Këngë e lot do t’i bëjmë bashkë

Vetëm ti mos u dorëzo edhe pak.

/www.QendraPress.com/