Çaste poetike me poeten;Razielda HITAJ
Këmbëzbathur ecja tutje
Guri vetëm ka zënë myshk
Gjysmë hënës i bëj lutje
Lulërinë mos m’a vyshk
Shfryu tufani mbi lastarë
Rrushi breshër ra përdhe
Unë vrapoja si e marrë
Hënëza fshihej nëpër re
Edhe gjuhën më lag shiu
Pas një reje ngjitem lart
Mbi qerpik një flutur mbiu
Kush o zot e sjell këtë fat
Pres e pres të feksi ylli
Buza buzën të thëthij
Do ta pres atje te pylli
Të rrëshqas n’krah të tij
Zogu Gjon t’përgjërohem
Dëshmitar atje të dua
Drerit tim kur ti afrohem
Shkrepe syrin mermë mua
Dërgo qyqen po nuk erdhe
Le të qajë, të çkulet mali
Zana pret drërin mbi ledhe
Me presë’buze korret malli.
/www.qendrapress.com/