Çaste poetike me poeten;Rreze ARTA

Bukuria e lindur sfidon!

——————————-

Shpeshherë luftoj me sfidat e jetës,

Me mendimet krijoj shoqëri,

Ne kanavacë shumëngjyrësh pikturuar;

Trazoj,lëmsh mendimesh përcjell!

Vetë jeta është lëmsh I pazgjidhur,

Te jesh vetvetja është e vështirë,

Sot dominon jete imagjinare,

Jete fotoshoop nuk është sfide!

Kudo sy foshnjore lente shkruar,

Si bebe lindura,moshat madhore,

Sytë e shpirtit kanë ngrirë,

Kohe mashtruesve,jetë gënjeshtër!

Kjo kohe po jetohet mire!?

Deri kur ….!

Nje fytyre origjinale e shëmtuar

Është më e bukur më fisnike,

Se sa mijëra fytyra prej silicone, botoksi,

sy fryre ngjyra — ngjyra stolisur !

/www.QendraPress.com/