Çaste poetike me poeten;Rudina Muharremi Beja
Mos fol!
—————————
Mos fol gojë, sot, zërin mos e çil!
As ti dore që flakë merr si kandil.
Fiku ti, eshkë që zjarrin ndezur mban
Të zymtës botë, me lotin krokodil.
Bjerë shi, më mirë shpëlami sytë!
Qiell, bërtit, rrufe lësho pa pritur!
Shuamë, harromë, hiç mos ki frikë.
Ik edhe ti hënë, në ke për të ikur!
Ftohu ti ballë, ngrij edhe ti frymë!
Bindu, ti zemër, lidhur rri e qetë!
Shtrihu ti kurm, kurmi im pa shpirt
Vdis edhe zgjohu, në një tjetër jetë.
Mendje, ti jo, ti mbamë vesh!
Me merr, dërgomë, atje ku djeg një mall.
Mbi mermer të ulem e të buzëqesh.
Të rri vetëm pak, sa t’i them ca fjalë.
Marrë & & &
Marrë nga vëllimi “Lutje lulesh”