Çaste poetike me poeten;Rudina Muharremi BEJA

JASHTË KORIT

————————–

Ky shi i ftohtë,

s’di pse m’u duk

më i ngrohtë se gjithçka përreth…

Këpucët e lagura

mbi udhë vizatojnë rrathë eliptik,

ndërsa muret e lartë

të shqetësuar për plakjen

vishen myshk.

Skenës së përditshme

që gjithnjë e më tepër i ngjan tablosë së një ankthi,

shfaqen njerëz si kukulla,

fytyra pa shprehi,

buzëqeshje të përhumbura…

Këlthet kukuvajka,

në folenë e tyre grerëzat

mërmërijnë nën zë.

Unë, pa u shqetësuar për rrudhat

rreth buzëve

që akrepat dot s’i ndalin,

vërshëllej në “solo” jashtë korit.

/www.QendraPress.com/