Çaste poetike me poeten:Rudina Muharremi BEJA
GRUA!
——————–
Grua
Merr me vete vetëm pak prej të shkuarës
aq sa shpirti yt i lirë të fluturojë,
të kapërcejë pragun e dëshirave të heshtura
valsit të erërave kudo nëpër qiell,
pa shqetësimin drithërues të së sotmes,
pa ankthin e të nesërmes,
veç rend ashtu si madhështi
simfonisë̈ së pranverave të tua,
të përjetshmes,
që jetën para teje përkul!
/www.QendraPress.com/