Çaste poetike me poeten;Rudina Muharremi BEJA
TI MË THUA
————————————-
Ti më thua se egërsia e kohës
nuk mund ta mbulojë dritën e një shpirti
As firauni që zbret errëtisë së shkallëve
e me nofulla të mermerta përtyp një enigmë
E as ata që mbërritën fshehur barkut të bishës
si e zotave dhuratë…
Pritën Troja, portat të çelë
për ta shndërruar në gërmadhë.
Ti më thua se poshtë rrënojave të hirta
gjithmonë një feniks mbetet gjallë…
/www.QendraPress.com/