Çaste poetike me poeten;Rudina Muharremi BEJA
TAKA TË LARTA
———————————————
Të vrazhdë mbeten ata sy të akullt
tek vërviten si fara e grurit
rrëzuar gërmave që asgjë s’dinë të thonë
përhumbur humnerave,
rënë brazdave të thella
humbellës së vetmive,
pa menduar kurrë përulësinë e Zotit
Atij,
Të Qiejve e Tokës
që sheh në heshtje aktrimin e gjithkujt
tek-tuk duke çelur ndonjë̈ lule,
me durim pret ditën e të korrurave,
kallëzave të begata që kokëulur rrinë
e bekimin lypin me një lutje,
teksa takat e larta thyhen
skenave shpalosur bollgur…
/www.QendraPress.com/