Çaste poetike me poeten:Rudina Muharremi BEJA

PRAG APOKALIPSI

———————————-

Lëngon toka braktisur prej Zotit e dashurive,

rënë duarve të lakimeve,

të paskrupullta, të padukshme,

që betejën e kanë humbur me ndërgjegjen

e sot luajnë̈ një̈ lojë të re me maska.

Një tis trishtimi mbulon horizontin

E ashtu shtrihet syve tanë,

pasqyrë e asaj që strukim në shpirt…

Rënkon dhe deti,

Nga vala e përjetshme përkundur piskamash…

Pa peshq e alga,

veç̧ ujë që mbledh lumenj të njelmët,

e s’resht së lari mëkate!

/www.QendraPress.com/