Çaste poetike me poeten;Rudina Muharremi BEJA
FANITJE
——————–
Gjithçka përreth merrte formë pengesash…
Gji të lashtash, grami shtrinte rrënjë e gjethe,
Shtatin zgjatnin silueta të varfra
me mistere të vockla,
ngutnin frymët e ankthshme
e ngjethshëm, zhvendosnin re.
Errnin praninë̈ e kahershme të një rrezeje…
Fëshfëritën mendimet më të heshtura
Tërsëlliu porta
që hijet tollovitëse në rritje la jashtë̈,
E feksjes së agut,
ajo shkëlqeu më shumë…!
/www.QendraPress.com/