Çaste poetike me poeten;Sabrie SELIMAJ
Te shkruaj vargje !
————————–
`
Te shkruash vargje!
Duke shpalos ditarin e shpirtit
Krahëhapur mbi fusha e male,
Në katër stinët e vitit,
`
Te shkruash vargje!
Për ditët me te bukura te rinise
Ëndrrat e thurura nder vite,
Poshtë ombrellës se dashurie,
`
Te shkruash vargje!
Nuk është aspak e lehte!
Ne detin e gjere te mendimeve,
Duke shkruar e grisur flete,
`
Te shkruash vargje!
Për jetën qe ti le pas,
Te ndiesh përsëri ato dhimbje
S`kam fuqi t`shkruaj as t`flas ?
`
Te shkruaj vargje !
Për pleqërinë e kërrusur,
Për përqafimet diellore
Për te ëmblat puthje,
`
Brenda vargjeve frymoj,
Dhe pse s` jam poete,
Ne vargjet shkruaj notoj ,
Si anija ne dete …
/www.QendraPress.com/