Çaste poetike me poeten;Sabrije GAXHERRI
MOS MË PYET AS GJË
————————
Kur t’më takosh
Mos më pyet as gjë
Se unë s’di ku jam
Nga cila voter jam
Dhe kështu me radhë
Unë di e nuk di
Njoh dhe nuk njofë…
Bile nga një here s’di e cila dit është
Dikur lapsin kisha
Në dorën e djathtë
E sot pyes veten
Ne te cilin lug
U derdhen te gjitha.
Mos me pyet kush jam?
Dje e di dhe më duket
Që për ty isha e mir dhe e dashur
E tani jan hudhë,të gjitha mbas krahut
Por mos pyet as gjë
Te gjithë janë nis,ne dreq te mallkuar.
Dhe qe unë eci,n’token e dikujt
Dhe janë hapat e mi
Por nga udhëtimi n’ënderr
Këmbët më janë djersë
Dhe mos me pyet për emër
Do përshperisë te vogël.
Se për rreth meje
Gjithë çka ësh i verbër e shurdhër
Pres që të zbardh agu
Që lumeje te rrjedhin
Atje nga kam ardhë
Pres që shiu te ndalet
E n’qiell ta lindë Ylberin më të bukur.
Dhe mos me pyet as gjë
Se unë jetoj te nisna
Te kthena aty ku isha
Dhe nëse më zë gjumi
Dielli le t’më zgjoj drejt
Ylberit me shumë ngjyra drejt lindjes.
/www.QendraPress.com/