Çaste poetike me poeten;Sadbere Gagica SPAHIJA
MURET PSHERËTIJNË
(Motrës)
————————–
Te shtëpia e vjetër nuk munda të hyj
U ndala në prag sa kisha mërzi
Ditë e natë qëndroj te dera
Ah Motër pa ty nuk del pranvera
Nuk ishte babi as nëna aty
Kur i shoh këto fotografi
Dita më duket vit e malli më mbyt
Bjer o shi ti bjer kujtimet m’i lë
E ti diell lotët mos m’i thaj
Edhe hijen tënde po të shihja
Do ta përqafoja pas teje të vija
Plagë e rëndë në zemër më rëndon
E ndjeva dhimbjen gjëmën që m’përvëlon
E futa në vargun tim
Nga mërgimi erdha me nxitim
Të putha ballin me vonesë
Kishe varur kokën në jastëkun shpresë
Ike si një zog ike apo je
Ende të kërkoj qiellit nëpër re
/www.QendraPress.com/