Çaste poetike me poeten;Sadete HISENI
…. Vlonë
————————–
Seç më ngjanë kjo Vlonë
Me një çikë shpije
Flokë artë, lëshua mbi valë deti
të bane dujë si kropnajë
E lidhë bistek me tri fije
Si tri shtylla Atdheu
Seç më ngjanë kjo Vlonë
N’at çikë të shpisë madhe
që kush i’a nditi zanin
ja mori emrin
Kush ia puthi ballin
iu gjelbëzue buza
Amël
E s’met djal pa e dashunue
E seç më merrë kjo Vlonë
Me vete në thellësi
Pezull më mbanë si dushkajë
E unë robnohem me dashje
prej magjisë saj
Dhe
I dorëzohem si pendël
mbi
valëdetin e larë
duke u përkundur lehtas
Diku atje
Atje shumë më larg
Kur ne e patëm andërr
E kur ajo, na bani Shqypni
S.H
8 gusht 24
/www.QendraPress.com/