Çaste poetike me poeten:Seli Murati
Mjellma e liqenit
———————————
Ai shikimi ëmbël vjen netëve pagjumë,
Fshehur nën qerpik ndalet në cep të buzëve,
Bëhem Mjelm Liqeni se të dua shumë
Në shpirtin tim të pastër ruaj një sekret
Shkëlqim i jep syrit, zemrës kur i flet.
Nëpër valë liqeni noton ëndrra ime
Me krah të lehtë malli aty shkrihet,
Në dritën e hënës mbyll sytë me të pa.
Në mëngjes pikë vese buzën me të fresku
Unë Mjellma e Liqenit me valët dashuru.
Seli Murati
7.07.2022