Çaste poetike me poeten;Selvije KADRIU
I TJETËRKUJT
————————–
E xhelozoj hënen
Që shndrit
Fytyrën tënde në gjumë
Atë buzëqeshje
Me ato buzë gjysmëhëne
I xhelozoj rrezet e diellit
Që shndrisin
Ballin tënd
E xhelozoj
Atë buzëqeshje tënden
Që unë frikësohem
Se i takon tjetërkujt
SK, 19.04.2024 Kamenicë
/www.QendraPress.com/